Beogradi “josh” serbët e veriut, u ndërton shtëpi

Beogradi “josh” serbët e veriut, u ndërton shtëpi

Qeveria serbe ka dhënë mbi 2 milionë euro, për ndërtimin e shtëpive të tjera për serbët në veri të Mitrovicës. Vetë kryetari paralel i Mitrovicës së Veriut, Aleksandër Spiriq, i cili të mërkurën dorëzoi për qytetarët serbë atje kontratat për 24 banesa, për të cilat qeveria e Serbisë ka investuar 518 mijë euro, ka thënë se janë siguruar mbi 2 milionë euro edhe për 6 njësi të tjera banimi, shkruajnë mediat kosovare.

Qeveria e Serbisë vazhdon të investojë në veri të Mitrovicës, në ndërtimin e objekteve të larta të banimit, për familjet që kanë probleme me strehimin, për çifte të sapokurorëzuara si dhe për familje të zhvendosura në Serbi.

Deri më tani në këtë vit qeveria e Serbisë me anë të Zyrës për Kosovën ka investuar 518 mijë euro për 24 banesa, ndërsa deri në fund të vitit pritet të ndërtohen edhe 80 banesa.

24 banesa të reja, kontratat e të cilave u janë dorëzuar qytetarëve serbë, janë ndërtuar në Lagjen e Boshnjakëve, me qëllim që të popullohen me serbë për t’ia ndryshuar strukturën etnike kësaj lagjeje, ku më së shumti është e populluar kryesisht nga shqiptarë dhe boshnjakë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy