“Sasia e qumështit në rënie, s’po eksportojmë në rajon”, Hoxha: Industria e përpunimit drejt zhdukjes! (VIDEO)

“Sasia e qumështit në rënie, s’po eksportojmë në rajon”, Hoxha: Industria e përpunimit drejt zhdukjes! (VIDEO)

Sekretari i Përgjithshëm i Përpunuesve të Qumështit, Donjaldo Hoxha, deklaroi në MCN Live se industria rrezikon falimentin dhe zhdukjen, për shkak të kostove të shtuara për fermerët dhe mungesa e subvencioneve. Sipas tij duhet të vendoset sa më parë skema subvencionuese 10 lekë për një litër qumështi, si dhe TVSH-ja në shitje 6 për qind. 

Problematikat e sektorit janë të mëdha dhe duhet një ndërhyrje e menjëhershme. U përkeqësua situata pas Covid-it dhe sidomos pas paketës fiskale që hoqi rimbursimin për fermerët. Kostot vazhduan të shtohen veçanërisht për fermerët, që kanë rritje të kostos së naftës, misrit, sojës. Kjo ka bërë kostoja e qumështit të rritet. Ka një rënie të krerëve. Nëse nuk ndërhyhet, përpunimi do jetë histori e të shkuarës në vendin tonë. Të gjitha stabilimentet punojnë me energji elektrike. Të gjitha kaldajat që bëjnë ngrohjen punojnë me gaz. Kemi rritje të naftës, të letrës dhe plastikës që përdoren për paketim. Situata do jetë e tillë që të jemi të pakonkurrueshëm në treg me produktet e importit”.

Hoxha tha se prej kohësh prodhimi vendas është lënë në harresë, duke shtuar se për shkak të politikave nuk eksportohet as në rajon as në BE.

Aktualisht asnjë nga fabrikat nuk punon me kapacitet të plotë. Sasia e qumështit të prodhuar është në rënie dhe kostot për prodhuesit janë shumë të larta dhe të papërballueshme për ta. Aktualisht po e blejmë qumështin me çmimin më të lartë ndonjëherë. Skemat subvencionuese të përafrohen me rajonin që t’i ulen kostot fermerëve. Prej kohësh prodhimi vendas është lënë në harresë. Po dëmtohen fermerët dhe biznesmenët që kanë investuar. Sektori i Përpunimit të Qumështit, për shkak të politikave nuk eksportojmë dot as në rajon as në BE, produktet e qumështit. Vetë shoqata jonë me 8 kompani ka investuar 70 milionë euro”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy