Kosova ashpërson masat, vaksinë ose test për të kaluar në kufi

Kosova ashpërson masat, vaksinë ose test për të kaluar në kufi

Shifrat e larta të infeksioneve të reja e kanë detyruar qeverinë e Kosovës të rikthejë masat shtrënguese. Në mbledhjen e sotme të qeverisë janë miratuar një sërë masash, të cilat hyjnë në fuqi nga e hëna. Në masat e reja përfshihet kufizimi i lëvizjes së qytetarëve nga ora 22:00 deri në ora 05:00.

Orari i sektorit të gastronomisë është reduktuar për një orë dhe ky sektor tashmë do të mund të punojë deri në ora 21:30 dhe do të lejohet të punojë vetëm në hapësira të jashtme.

Ndërkohë, qeveria ka vendosur që viti i ri shkollor të nisë më 13 shtator. Me rifillimin e shkollës, punëtorët e sektorit publik duhet të dëshmojnë certifikatën e vaksinimit apo testet përkatëse që t’iu lejohet hyrja në vendet e punës.

Po ashtu, masat e reja përfshijnë edhe kalimet në pikat kufitare. Të gjithë personat që do të hyjnë në Kosovë, pavarësisht shtetësisë, duhet të ofrojnë dëshmi për vaksinim apo teste PCR dhe antigen ose në të kundërtën duhet të izolohen për shtatë ditë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy