Fishta: Vettingu vetëm për drejtuesit e lartë në polici e bën më të besueshëm procesin

Fishta: Vettingu vetëm për drejtuesit e lartë në polici e bën më të besueshëm procesin

Ndërprerja e vetting-ut për punonjësit e thjeshtë të Policisë së Shtetit konsiderohet e drejtë nga pjesa më e madhe e tyre. Në filtër do të jenë vetëm ata që do të marrin poste të larta në polici. Ministria e Brendshme sheh të arsyeshme se gradat e ulëta nuk kanë nevojë të filtrohen.

Lidhur me këtë në studion e lajmeve në MCN TV kreu e Sindikatës së Policisë, Sadedin Fishta deklaroi se kalimi në sitë vetëm i drejtuesve të lartë e bën më të besueshëm procesin e vetingut në Polici.

U bënë disa ndryshime dhe nga ato erdhën dhe ndryshimet siç është ky i fundit për të kaluar në veting vetëm drejtuesit e lartë. Shumë shpejt do ketë dhe krijime të strukturave të tjera dhe ne e shohim në praktikë që ishte domosdoshmëri ndryshimi i ligjit dhe kjo krijon një performancë të re në policinë e shtetit. Fryma e krijuar nga heqja e kësaj kategorie në veting e bën pak më të besueshëm dhe kthen më shumë angazhimin e punonjësve.

Policia e shtetit është një strukturë mjaft delikate dhe e ndjeshme ndaj publikut, ndaj kërkohet dhe një frymë tjetër. Fakti që ajo duhet të jetë në qendër të vëmendjes kjo e bën të nevojshme që përveç mbikëqyrjes të jetë dhe trajtimi si dhënia e përfitimeve në bazë të ligjit që është në fuqi. Është për tu vlerësuar për shpërblimet në fund të vitit, po ashtu dhe për pagesat shtesë për mbikohë punë. Si dhe ulja e moshës për pension është gjë e mirë sepse aktualisht është tepër e lartë që kap 48 vjeç dhe kohët e fundit është ulur pak mosha për shkak dhe të rekrutimeve të reja që po bëhen në polici.

Vetingu në Polici aktualisht është pezulluar për punonjësit e uniformave blu. Procesi i rivlerësimit kalimtar të subjekteve po kryhet vetëm për pjesëtarët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy