
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri ka folur sërish për tarifën e Rrugës së Kombit. Ai tha se negociatat po vijojnë për të siguruar tarifë të reduktuar për banorët e zonës. Gjatë inspektimit të punimeve, Gjiknuri deklaroi se pjesa e papërfunduar mbyllet brenda vitit.



