Pasi u “sulmua” nga një djalë në Javën e Modës në Milano modelja Gigi Hadid ka reaguar për këtë rast. Pasi e goditi me bërryl në fytyrë ajo i ulëriti djalit i cili i bënte shpesh këto shaka me VIP-at. Gigi u shpreh: Unë kam 2 vjet që praktikoj boksin dhe nuk isha gjendur ndonjëherë në një situatë të tillë kështu që në momentin që djali më kapi nga mbrapa reagimi ishte instiktiv. Dua që vajzat ta shohin këtë video që ta kuptojnë që ne femrat kemi të drejtë të reagojmë në situata të tilla.



