Izraeli, marrëveshje gazi me Greqinë, Italinë e Qipron

Izraeli, marrëveshje gazi me Greqinë, Italinë e Qipron

Izraeli, Greqia, Italia dhe Qiproja do të nënshkruajnë një marrëveshje tubacioni gazi të emërtuar “EastMed” në fillim të janarit. Njoftimin e bëri kryeministri Benyamin Netanyahu, i cili tha se ai do të jetë në Athinë së bashku me Ministrin e Energjisë Yuval Steinitz për të nënshkruar marrëveshjen që do të kontribuojë "në sigurinë energjetike të Evropës dhe në prosperitetin e Izraelit dhe të Mesdheut Lindor". Sipas mediave, ceremonia pritet të zhvillohet në datën 2 janar. Tubacioni i gazit“EastMed”, i ushqyer nga rezervat në brigjet e tri vendeve mesdhetare, kalon në një gjatësi prej 2 mijë kilometrash nga Izraeli, përmes Qipros, Greqisë, për të arritur në Italinë e Jugut dhe prej atje në Evropë. Kapaciteti i tij është midis 9 dhe 12 miliardë metra kub në vit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy