Arrestohen dy persona për laboratorin modern të drogës në Skrapar

Arrestohen dy persona për laboratorin modern të drogës në Skrapar

Policia e Beratit ka arrestuar një grua dhe një burrë si dhe kanë vënë nën hetim 3 të tjerë në lidhje me laboratorin modern të drogës që u zbulua sot në Skrapar dhe ku u gjendën disa ton kanabis sativa.

Policia njofton se në pranga kanë rënë Muhamet Kadiu, 49 vjeçar dhe Edlira Lame, 42 vjeçe, të dy banues në Skrapar. Edlira Lame ishte administratorja e një fasonerie, magazinë e cila më parë ka qënë fabrikë e prodhimit të bimëve medicinale.

Policia gjithashtu ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për shtetaset:

S. K 47 vjeçe, Z. Xh, 45 vjeçe, A. Ç 51 vjeçe, të treja banuese në Skrapar.

Cfarë gjeti policia gjatë kontrollit të këtyre shtetasve

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e një firme private (fasoneri) ku prodhoheshin çanta kartoni, verë dhe raki, e cila më parë ka qenë fabrikë e prodhimit të bimëve medicinale, në administrim të shtetases Edlira Lame u gjetën:

-pajisje elektrike të cilat dyshohet se përdoreshin për prodhim të bimëve narkotike.

-176.000 lekë të rinj, 250 paund, 19.900 dollar si dhe 210 fishek kalibër 7.62 mm.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin (furgon), në pronësi të shtetasit Muhamet Kadiu u gjetën pajisje elektrike të njëjta me ato të cilët u gjetën në fabrikë. Dyshohet se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin në ambientet e fabrikës ushtronin këtë aktivitet të kundërligjshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy