Presidenti rus Vladimir Putin akuzoi Ukrainën për sulme ndaj rajoneve ruse në një përpjekje për të minuar zgjedhjet presidenciale të planifikuara në datat 15-17 mars në Rusi.
Disa rajone ruse, veçanërisht ato të Belgorodit dhe Kurskut në kufi me Ukrainën, janë në shënjestër të sulmeve të shumta të dronëve ukrainas për të dytën ditë radhazi.
Mediat e huaja raportojnë se një rafineri nafte në Ryazan, rreth 200 km në juglindje të Moskës u sulmua nga një dron.
Për pasojë shumë njerëz mbetën të plagosur.



