Mbledhja Shqipëri-MV/ Çupi: Procesi i integrimeve evropiane, faktor kyç i takimit që nesër të jemi gati para BE-së (VIDEO)

Mbledhja Shqipëri-MV/ Çupi: Procesi i integrimeve evropiane, faktor kyç i takimit që nesër të jemi gati para BE-së (VIDEO)

Pesë vite nga mbledhja e parë e përbashkët, mes dy vendeve dje u nënshkruan 21 marrëveshje dhe memorandume që prekin çështjen e integrimit të BE, krijimin e task-forcave të përbashkëta të sigurisë, implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Qafë-Thanë.

Ministri për diasporën në Maqedoninë e Veriut, Xhemail Çupi, veçoi në një komunikim me “MCN live”, se krahas 21 marrëveshjeve dhe memorandumeve, çështja që ka të bëj me bashkëpunimin për integrimet evropiane, ishte faktor kyç i mbledhjes.

Sipas tij, më tej, përmes bashkëpunimeve, do të shprehin gatishmëri në raport me BE-në, se duke qenë të bashkuar në Ballkan, procesi i integrimit do të jetë më i lehtë për të dyja vendet.

Ishte mbledhje e jashtëzakonshme e nisur me një fryme bashkëpunimi dhe sinergjie që viteve të fundit është intensifikuar mes dy vendeve. Data e përzgjedhur e djeshme përkon edhe me muajin e festës së nëntorit, gjegjësisht të përvjetorit të Kongresit të Manastirit dhe të festës së flamurit. t

Janë bërë marrëveshje dhe memorandumi mirëkuptimi në disa fusha duke nisur nga fusha më e rëndësishme e integrimit, infrastrukturë, ekonomisë, diplomaci, shëndetësi, kulturë, arsim e shkencë, etj, gjithsejtë 21 akte të nënshkruara.

Dje ka qene një punë intensive por ehe i dobishëm për të dy vendet.

Si pikë kulmimante  e këtyre proceseve veçoj procesin e integrimeve evropiane, ku do të ndërtojë edhe qëndrime të përbashkëta në raport me BE, për shkakun se të dy shtetet, janë në një proces gati të përafërt, kështu që do kemi mundësi të bëjmë shkëmbime eksperiencash e përvojash dhe organizime të përbashkëta me qëllim që të kemi një frymë bashkëpunimi me BE të sheh se siç jemi të bashkuar këtu në Ballkan, nesër do ta kemi shumë të lehtë procesin e bashkëpunimit në BE.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy