BE miratoi të premten paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë.
Sipas burimeve diplomatike këto sanksione përfshijnë një ulje të çmimit të naftës ruse të lejuar për eksport.
"Tani kemi një marrëveshje për një paketë të 18-të të fortë dhe efektive të sanksioneve kundër Rusisë ", siguroi një diplomat në Bruksel pas një takimi të ambasadorëve të Bashkimit Evropian të premten në mëngjes.



