
Pas kërkesës së 3 të akuzuarve, Aleksandër Llanaj, Bertil Alliaj dhe Ani Begaj, Gjykata Kushtetuese ka kthyer për rishqyrtim kërkesën e tyre për t’u rigjykuar duke shfuqizuar vendimin e 23 shkurtit të Gjykatës së Lartë.
Masakra e “Çoles’ ku mbetën të vrarë tre të rinjë pas përplasjes me armë Akil Hasanaj, Ardi Velaj dhe Albi Limaj, ngjarje e ndodhur më 7 prill 2015.
Të arrestuarit dhe të dënuarit për këtë proces e kanë mohuar akuzën, ndërsa Gjykata e Lartë nuk pranoi rekursin e tyre duke lënë në fuqi dënimet.
Kujtojme se Gjykata ka dhënë masën me nga 35 vite burgim për Bertil Aliaj dhe Ani Begaj, ndërsa Aleksandër Llanaj është dënuar me burgim të përjetshëm. Për Aliajn dhe Begajn dënimi u shkurtua.



