Greqia dhe Danimarka “përplasen” në gjykatë për djathin feta

Greqia dhe Danimarka “përplasen” në gjykatë për djathin feta

Termi “Feta”, i përdorur në Greqi për të emërtuar djathin e bërë nga qumështi i deleve dhe dhive, është bërë shkak për një kontest me Danimarkën, që ka përfunduar në gjykatë.   

Greqia shënoi sot një fitore në luftën për të mbrojtur të drejtën e saj për termin 'Feta' ndërsa gjykata më e lartë e Evropës qortoi Danimarkën, e cila i ka bllokuar kompanitë vendase që përdorin emrin feta për shitje jashtë Bashkimit Evropian.

Greqia pretendon se feta është pjesë e trashëgimisë së saj kulturore, pasi përdoret prej 6000 vjetësh.

Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian (GJED) me seli në Luksemburg ra dakord me pohimin e saj.

Duke dështuar në ndalimin e përdorimit të emërtimit ‘Feta’ për djathin e destinuar për eksport në vendet e treta, Danimarka nuk ka përmbushur detyrimet e saj sipas ligjit të BE-së”, thanë gjyqtarët.

Në çështjen e ngritur nga Komisioni Evropian dhe të mbështetur nga Qiproja, Danimarka kishte argumentuar se ndalimi i eksportit mund të shihej si një pengesë për tregtinë.

Feta është cilësuar si një produkt tradicional grek nga ekzekutivi i BE-së që nga viti 2002 dhe i ka dhënë asaj mbrojtje ligjore në bllokun 27-vendesh. Në vitin 2005, GJED-ja miratoi edhe etiketën e saj.

Çështja është më shumë se thjesht krenari kombëtare për Greqinë, e cila prodhon rreth 120 000 ton feta në vit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy