Një projektligj i ri që rregullon shëndetin seksual dhe riprodhues është hedhur për konsultim publik nga Ministria e Shëndetësisë.
Kreu i CRCA, Altin Hazizaj tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live se projektligji i ri vazhdon të mbajë në këmbë disa paragjykime që legjislacioni shqiptar i konsideron të papranueshme.
Sipas Hazizajt feja nuk mund të rregullojë jetën civile të njerëzve.
Në aspektin ligjor, si avokat projektligji vazhdon të mbajë në këmbë disa paragjykime, forma diskutimi që në legjislacionin shqiptar janë të papranueshme. Askush nuk mund të thotë nuk është konsultuar se fakti që po debatojmë në këtë studio është pjesë e konsultimit publik.
Projektligji nuk shkon aq larg sa duhet. Ka një projekt për shëndetin riprodhues, ky projektligj i ri supozohet të zëvendësojë të vjetrin dhe një ndër aspektet është ‘nëna surrogato’, që këtu nis paragjykimi dhe mizogjinia që kanë shumë njerëz ndaj këtij termi. Është term që burrat e përdorin për të paragjykuar.
Nuk mundet feja të rregullojë jetën civile të njerëzve.
Më tej, Hazizaj tha se çështja e pagesës është një pikë që mund të diskutohet.
Çështja e pagesës mund të hajë diskutim.
Duhet përforcuar pjesa që askush nuk mund të blihet dhe shitet.



