
Gjermania po harton plane për të ushtruar kontrolle në kufirin e saj me Poloninë për të ndalur trafikun e emigrantëve të paligjshëm. Sipas administratës gjermane ka rritje të emigrantëve të parregullt që hyjnë nga Polonia. Kancelari Olaf Scholz kërkoi koordinonim me autoritetet polake për hapat e ardhshëm.
Një skandal në Poloni, i cili nxori në pah se konsullata polake në Azi dhe Afrikë jepnin viza tek të huajtë në këmbim të ryshfetit, i ra kambanave të alarmit në Berlin. Ministri i Jashtëm i Polonisë Zbigniev Rau iu kundërpërgjigj kancelarit gjerman duke e akuzuar për ndërhyrje në fushatë zgjedhore në Poloni.
Vërejtjet e kancelarit tregojnë një përpjekje për të ndërhyrë në punët e brendshme të shtetit polak dhe në fushatën zgjedhore në Poloni.
Po ashtu, qeveria e krahut të djathtë në Poloni nuk e ka pritur mirë propozimin e Berlinit. Ata kërkojnë që Berlini të respektojë sovranitetin e Polonisë dhe të përmbahet nga deklaratat që dëmtojnë marrëdhëniet e ndërsjella. Polonia mban zgjedhje të përgjithshme në tetor.
Gjermanët ndërkohë kanë kërkuar llogari për dyshimet se rreth 350,000 emigrantë blenë viza Shengen të BE-së nga konsullatat polake.



