Nëse presidenti amerikan Donald Trump synon të detyrojë liderin rus Vladimir Putin, të pranojë paqen, ai do të ketë sukses.
Kështu tha Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një intervistë për Fox News.
“Ne duam që Trump të jetë në anën e drejtësisë, në anën e Ukrainës”, tha Zelensky.
Sipas Zelensky-t, retorika e Trump në lidhje me Putinin dhe negociatat është e drejtë duke shtuar se është pikërisht ajo që i frikësohet presidenti rus, një udhëheqësi të fortë që mbështet Ukrainën.



