Aktivisti Emiljando Kita thotë se është e domosdoshme ringjallja e sindikalizmit në Shqipëri. Në një bisedë në studion e MCN Economy, Kita tha se duhet organizim i ri i punëtorëve, pasi sindikalizmi i deritanishëm nuk ka dhënë asnjë rezultat.
Nuk kemi punëtorë që ngrenë zërin për të drejtat e tyre. Nuk kemi punëtorë që flasin për sigurinë në punë, që flasin për një masë të madhe njerëzish që e mbajnë shoqërinë në këmbë.
Kur shteti nuk funksionon, pronarët gjejnë mënyra për të thyer kodin e punës dhe për të devijuar nga të drejtat themelore të punëtorëve.
Kreu i Konfederatës së Sindikatave ka që në ’90-n që është kryetar. E kam parë në kongresin e PS bashkë me deputetë e ministra. Sindikalizmi në Shqipëri duhet të ringjallet. Por nuk ringjallet dot nga e vjetra. Punëtorët duhet të organizohen. Paga e minatorëve është vetëm 450 mijë lekë. Ka shkelje te naftëtarët. Ka shkelje flagrante me sindikatën Solidariteti, e themeluar vitet e fundit nga punëtorët e Call Centerit. Kryetari i sindikatës është shkarkuar për arsye të sindikalizmit.
Ne kemi një shtet që ka pasuri të mëdha natyrore. Ne duhet të flasim për një shtet kazinosh që po ndërtohen dhe për punëtorë që në masën 90% duan të largohen nga ky vend.



