Koronavirusi vë në vështirësi mediat evropiane

Koronavirusi vë në vështirësi mediat evropiane

Mediat janë ndër bizneset që e kanë ndier menjëherë krizën e koronavirusit. Mediat e Spanjës ishin ndër të parat që ngritën shqetësimin se pavarësisht audiencës në maksimum në kohën e izolimit të njerëzve në shtëpi, ngadalësimi ekonomik po vë në rrezik vazhdimësinë e punës së tyre.

Reklamat kanë rënë në radio, televizione dhe gazeta si pasojë e rënies ekonomike, në një kohë kur nevoja për informim është akoma më e madhe se më parë. Shoqatat e medias në Spanjë i kërkuan qeverisë të hartojë masa specifike për t’i mbështetur. Ndër to, ata sugjerojnë garancitë dhe kreditë e buta dhe uljen e kuotës së sigurimeve shoqërore.

Edhe mediat greke e kanë bërë një hap të tillë. Në një letër dërguar qeverisë greke, sindikatat e gazetarëve i kanë dërguar një letër qeverisë, me të cilën i kërkojnë që në masat për situatën e koronavirusin të përfshijnë edhe gazetarët, kjo për të shmangur largimet nga puna.

Një situatë e ngjashme është edhe në Itali, vendi ku virusi është shfaqur më agresiv se kudo, çka e ka detyruar qeverinë të shtrëngojë masat kufizuese herë pas here. “Corriere della Sera”, një nga mediat më të vjetra në treg, po përballet me vështirësi të kësaj natyre.

Siç bëhet e ditur në një komunikatë të sindikatës së punonjësve, pavarësisht situatës dramatike, kompania ka vendosur të propozojë shpërndarjen e dividendit për këtë vit, në masën 15 milionë euro.

Në deklaratë thuhet se kompania po diskuton nxjerrjen në pension të parakohshëm të rreth 50 punonjësve si dhe largimin e shumë të tjerëve. Ata thonë se para shpërndarjes së dividendit, në këtë moment kompania duhej të zgjidhte investimet për të forcuar grupin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy