Ndërsa pjesa më e madhe e Europës po përballet me një mot të keq, në një zonë të Greqisë ka nisur plazhi. Shumë qytetarë kanë inaguruar për herë të parë plazhet e Atikës sot, duke marrë rreze dielli apo madje edhe duke notuar.
Ashtu siç parashikonin edhe meteorologët Britanik, një pjesë e Greqisë që nuk do të prekej nga stuhia ‘Filomena’ do të regjistronte temperatura shumë të larta, se sa mesatarja e parashikuar për dimrin.
Sipas shërbimit meteorlogjik vendas, temperaturat shumë të larta për sezonin do të shënohen gjatë dy ditëve, sot dhe nesër, në pjesët qendrore dhe jugore, si rezultat i masave të nxehta ajrore mbi shtetin helen.
Media greke “Zougla” shkruan se, plazhet e Atikës u pushtuan mëngjesin e sotëm nga qytetarë, që bashkë me familjen apo të afërmit shkuan për të shijuar motin e nxehtë.
Shumica e njerëzve sipas raportimebe po ndjeksin masat e sigurisë kundët Covid, duke mbajtur distancën dhe maskën.
Observatori Kombëtar i Athinës parashikon që nga e marta, masat e nxehta afrikane do të tërhiqen dhe do të zëvendësohen nga masa ajrore të ftohta nga Evropa Qendrore, e cila do të shkaktojë një rënie graduale të temperaturave.
Nga e marta deri të enjten parashikohet një mot me reshje të dendura shiu dhe me stuhi.



