E kishin kthyer lokalin në vend për lojërat e fatit, në pranga dy persona

E kishin kthyer lokalin në vend për lojërat e fatit, në pranga dy persona

Policia ka arrestuar në flagrancë dy persona që ushtronin aktivitet të paligjshëm në fushën e lojërave të fatit.

Në prangat e “bluve” ra E. O., 35 vjeç, për veprat penale "Organizimi i lotarive të palejuara" dhe "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara" si dhe  A. D., 41 vjeç, për veprën penale "Organizimi i lotarive të palejuara".

Këta shtetas organizonin lotari sportive në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit E. O., në rrugën “Ndre Mjeda”, i cili e kishte vënë lokalin në dispozicion për ushtrimin e kësaj veprimtarie të paligjshme.

NJOFTIMI

Vijon operacioni policor i koduar "Fati i lojërave".

Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 2, për goditjen e aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas që ushtronin këtë veprimtari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë evidentuar një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie, nëpërmjet lotarive sportive.

 Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestuan në flagrancë shtetasit :

- E. O., 35 vjeç, për veprat penale "Organizimi i lotarive të palejuara" dhe "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara";

- A. D., 41 vjeç, për veprën penale "Organizimi i lotarive të palejuara".

Këta shtetas u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet lotarive sportive, në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit E. O., në rrugën “Ndre Mjeda”, i cili e kishte vënë lokalin në dispozicion për ushtrimin e kësaj veprimtarie të paligjshme.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy aparate celulare që dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy