
Një person është vrarë me armë gjahu gjatë paradites së sotme në Burrel, ku babai ka marrë hak për plagosjen e vajzës së tij 11 vite më parë.
Më datë 21.01.2024, në fshatin Vig, në Burrel, shtetasi Islam Meta, rreth 63 vjeç, ka vrarë me armë gjahu shtetasin Petrit Kuka, rreth 52 vjeç.
Autori i dyshuar i kësaj ngjarje, pasi ka kryer krimin ka telefonuar policinë dhe ka treguar mbi rrethanat e ngjarjes dhe më pas ka kërkuar të vetëdorëzohet.
Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se ngjarja ka ndodhur për arsye se viktima shtetasi Petrit Kuka, në vitin 2013, për motive të dobëta ka plagosur vajzën e shtetasit Islam Metës.
Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po bëjnë shoqërimin e shtetasit Islam Meta, në komisariat.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



