
Çdo dokument që lidhet me pronësinë dhe që domosdoshmërisht ka nevojë për firmën e një noteri, nga e hëna do të kalojë online. Në lidhje me marrëveshjen e firmosur sot mes kreut të Kadastrës, Artan Lame, kryetarja e Dhomës Kombëtare të Notereve, Mimoza Sadushi, tha se procedura e re do t’u japë fund sporteleve, pasi çdo gjë nis dhe përfundon në zyrën e noterit. Sadushi tha se të gjithë noterët e vendit janë pasijur nga AKSHI me nënshkrimin elektronik dhe janë të përgatitur për të kryer procedurat për të gjithë aplikantët.
Dhoma kombëtare e noterisë ka bashkëpunuar me Kadastrën që prej 2020. Marrëveshja e parë e nënshkruar në 2020 kishte të bënte më tërheqjen e dokumentacionit. Marrëveshja e dytë ka të bëjë me rritjen e shërbimeve. Tani noterët, tërheqjen e dokumentacionit e bëjnë me nënshkrimin elektronik. Do të jetë transparent dhe i sigurt.
Duhet të mos keqkuptohemi. E gjithë procedura bëhet te noteri. Palët nënshkruajnë në hard copy. Procedura me nënshkrim elektronik ka të bëjë me regjistrimin e kontratës në kadastër. Kjo eliminon sportelet, por nuk do të kemi më as noterë. Gjithçka do të bëhet online.
Sistemi që ne kemi, NISA, është ngritur në 2020. Po jep rezultate pozitive. Bën ndërveprimin me institucionet e tjera. Deri tani janë bërë testime është konstatuar se procedura bëhet saktë dhe rezultatet do të jenë të kënaqshme.
Noterët janë pajisur të gjithë me nënshkrimin elektronik, të cilin e kanë marrë nga AKSHI. Të gjithë noterët janë të përgatitur për të kryer procedurat. Pra, akti noterial fillon dhe mbaron në një zyrë digjitale.



