Katër skiatorë janë vrarë, një tjetër është zhdukur ndërsa një është plagosur pas një orteku në Alpet jugore të Francës.
Mediat lokale thanë se skiatorët, duke përfshirë një udhërrëfyes, ishin duke bërë ski jashtë një zone të largët të parkut kombëtar Mercantour.
Sipas njoftimeve, orteku u shkaktua pak para orës 13:00 me orën lokale të premten, ndërkohë që në zonë janë nisur emrgjenat malore për tii ardhur në ndihmë personave që ndodhen në atë zonë.
Gjatë një vizite në qytetin jugor të Nisës, kryeministri francez Edouard Philippe u tha gazetarëve se operacionet e shpëtimit janë ende në vazhdim.
Ky është orteku më vdekjeprurës këtë dimër që godet Francën, ndërsa më 15 shkurt një tjetër ortek në malet Pirenej vrau tre skiatorë.
Gjithsej, 16 persona kanë gjetur vdekjen që nga fillimi i sezonit të skive në Francë që prej muajit nëntor, ndërsa 11 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur,.
16 vetë kanë vdekur që nga fillimi i sezonit të skive të Francës në nëntor dhe 11 të tjerë janë plagosur.
Autoritetet franceze kishin paralajmëruar për rrezikun e lartë ortekëve në Alpe si rezultat i sasisë së madhe të dëborës.



