Prej 1 shkurtit ka hyrë në fuqi ulja e çmimit të energjisë me 1 lekë për kilovatorë. Por si është reflektuar kjo ulje në faturat mujore. MCN pyeti disa qytetarë rreth konsumit të energjisë dhe pagesave në muajin shkurt krahasuar me muajt e mëparshëm.
Vendimi për të ulur çmimin e energjisë hyri në fuqi në 1 shkurt të këtij viti dhe do të aplikohet deri në dhjetor 2025.
Vendimin për uljen me 1 lek të energjisë kryeministri Rama e quajti historik, të pa ndodhur më parë në 35 vite dhe rezultat të transformimit epokal të sektorit të energjisë, rritjes së kapaciteteve prodhuese dhe menaxheriale të tij.



