KQZ zëvendëson mandatin e Tom Doshit me deputeten Jetmira Rraboshta

KQZ zëvendëson mandatin e Tom Doshit me deputeten Jetmira Rraboshta

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi këtë të enjte t’i kalojë mandatin e deputetit të Tom Doshit, Jetmira Rraboshtës.

 Ajo është një 50-vjeçare nga Shkodra dhe anëtare e PSD-së.

Lajmi është bërë i ditur nga kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, i cili tha se ky vendim hy në fuqi menjëherë.

“Vendosim dhënien e mandatit të deputetit të kandidatit të radhës të PSD, Jetmira Raboshta. Ky vendim hy në vendim menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare, kundër këtij vendimi mund të ankimohet brenda 5 ditëve në Kolegjin Zgjedhor”, tha Celibashi.

 KQZ në një njoftim sqarues bëri të ditur se mandati i takon zgjedhjeve të 2017-s dhe Jetmira Rraboshta do ta mbajë këtë mandat deri në shtator të këtij viti, kur edhe do të konstituohet Parlamenti i ri.

Tom Doshi dhe dorëheqjen e parevokueshme nga mandati i tij i deputetit një ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit. Doshi, përmes një letre, vuri në dijeni KQZ-në duke kërkuar edhe zëvendësimin e tij. PSD mori 3 mandate në zgjedhjet e 25 Prillit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy