
Emanuel Bajra, ekspert ekonomie në Londër deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e emisionit “MCN Economy” se rreziku më i madh për Shqipërinë është akumulimi i tepërt i bazës valutore të lekut.
Duke vijuar shpjegimin e tij, Bajra tha se paraja e dixhitalizuar do ta ndihmonte shumë ekonominë shqiptare.
Kemi shumë “pata të zeza” që janë të mbjella thellë në ekonominë shqiptare. Kemi një sistem bankar që e përdor euron si valutë zyrtare në shkëmbime dhe operacionalizime. Kemi eksportues që preferojnë të eksportojnë në euro, pasi shqiptarët e kanë më të lehtë nëse përdorin këtë monedhë. Euro i mundëson Shqipërisë të krijojë një sistem ekonomik pa BE me një masë likuiditeti të kombinuar duke krijuar vlera të brendshme të lekut. Rreziku më i madh për Shqipërinë është akumulimi i tepërt i bazës valutore të lekut dhe kur vjen puna tek transferimi i kësaj vlere në euro, dhe që kjo bëhet në transaksione 8 miliardëshe çdo ditë.
Potenciali që ka pasur eksportuesi shqiptar të vijojë veprimtarinë e tij ka qenë në humbje. Ekonomia shqiptare ka pasur dualizim, pasi përdor 2-3 valuta njëherazi. Jam skeptik për marrëveshjet që bëhen në formën zyrtare.
Habitem si shteti nuk ka marrë nismë të dixhitalizojë paranë e vet. Shqipëria është në pozitën më të mirë strategjike, pse nuk e bën nuk e di. Një para e dixhitalizuar do të ishte më e mirë për ekonominë shqiptare.



