Lala: Gjuha linçuese e Veliajt do të ashpërsohet kur çështja të shkojë për shqyrtim në Apel

Lala: Gjuha linçuese e Veliajt do të ashpërsohet kur çështja të shkojë për shqyrtim në Apel

Gjyqtarja e Apelit të Posaçëm, Ilirjana Olldashi, u tërhoq nga shqyrtimi i ankimimit të Ajola Xoxës, kundër kontrolleve dhe sekuestrimeve të vendosura nga GJKKO në banesën dhe bizneset e saj gjatë muajit dhjetor. Çështjen e mori në shqyrtim gjyqtari Engert Pëllumbi, pasi Olldashi paraqiti aktin “Raport për paaftësinë e përkohshme në punë”.

Gazetarja Klodiana Lala tha në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se ndaj këtij gjyqtari ende nuk ka një akuzë nga ana e Partisë Socialiste, pasi ai ka dhënë masën "detyrim paraqitjeje" për Sali Berishën.

Ajo shtoi se gjuha linçuese e Erion Veliajt do të vazhdojë dhe do të bëhet më e ashpër kur çështja të kalojë për shqyrtim në Apel.

Unë mendoj se gjuha linçuese e z,Veliaj do et vijojë dhe do te bëhet më e ashpër në momentin kur do të shkoj çështja për tu shqyrtuar në Apel.

Ka një detaj mjaft interesant: çështjen ndaj Veliajt në Apel po e shqyrtonte gjyqtarja Ilirjana Olldashi, e cila ka pasur një sulm të paprecedentë ndaj saj, duke paraqitur një raport në Gjykatën e Posaçme të Apelit, duke pretenduar se ka paaftësi për të vijuar shqyrtimin e çështjes. Më pas, çështjen e ka marrë në shqyrtim gjyqtari Engert Pëllumbi.

Ndaj tij ende nuk ka akuza, pasi PS dhe mazhoranca nuk kanë asnjë argument konkret, duke qenë se ai është i njëjti gjyqtar që ka dhënë masën "detyrim për tu paraqitur" për Sali Berishën.

Ky është një shembull i qartë se kur gjyqtarët dhe prokurorët preken nga mazhoranca dhe opozita, ata mund të shihen si të pasigurt dhe të vendosen në pozita të vështira për të formuluar akuza.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy