Shtuni: Putin e testoi botën, sulmi është pasojë e tolerancës që ai konstatoi  

Shtuni: Putin e testoi botën, sulmi është pasojë e tolerancës që ai konstatoi  

Adrian Shtuni, ekspert për çështjet e terrorizmit dhe sigurisë, thotë se agresioni ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës është rezultat i një monitorimi të kujdesshëm të zhvillimeve ndërkombëtare. Në mënyrë të veçantë, sipas Shtunit, Putin ka parë vulnerabilitet te BE-ja pas largimit të Britanisë nga Unioni dhe tërheqjes nga politika të kancelares Angela Merkel.

Putini e ka testuar botën edhe në Siri. Kjo tolerancë që ai ka konstatuar, me daljen e Britanisë nga BE, faktin që Merkel u largua nga politika e ka çuar të mendojë se mund ta dominojë Bashkimin Europian.

Shtuni vlerëson se kjo e vendos BE-në në një test të ri  sa i përket unitetit dhe mundësisë së zgjerimit.  

Është një test i jashtëzakonshëm për BE, i cili është ndërtuar për të parandaluar tragjedi si ato të Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore. Kjo është një goditje në themelet e BE-së. Shpresojmë që BE ta ketë kuptuar mesazhin dhe në Ballkan ta mbyllë atë murin e juglindjes, i cili është i cenueshëm.

Reagimin europian pas sulmit rus, Shtuni e sheh si të vonuar.

Mendoj se reagimi ka qenë i vonuar, nga BE dhe vende të veçanta. Por ka një koalicion global që po i godet aspiratat hegjemoniste të Putinit. Ne kemi parë që rubla ka rënë me një të tretën e vlerës. Bursat kanë qenë të mbyllura prej tre ditësh. Pra ky mur i madh sanksionesh duket se po jep disa rezultate. Por kjo është edhe e rrezikshme. Sot një ministër francez foli për luftë financiare ndaj Rusisë, një mënyrë komunikimi që duhej të ishte shmangur. Situata është tejet e acaruar dhe mund të shkohet në një luftë shumë më e madhe sesa po shohim aktualisht.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy