<p>Presidenti francez Emmanuel Macron po planifikon një samit të ri me një grup liderësh evropianë më 27 mars për të diskutuar Ukrainën dhe sigurinë në Evropë.</p> <p>Lajmin e bën te ditur Politico.eu, duke cituar tre zyrtarë.</p> <p>Takimi do të pasojë ato të mbajtura në shkurt dhe mars midis liderëve evropianë dhe të NATO-s të organizuar nga presidenti francez në Paris për të diskutuar garancitë e sigurisë për Ukrainën dhe mbrojtjen e Evropës.</p>



