Barcelona gabon në transfertë me Celta Vigo-n, Reali gati të shkëputet

Barcelona gabon në transfertë me Celta Vigo-n, Reali gati të shkëputet

Barcelona ka bërë një hap të gabuar në javën e 32 të La Liga-s duke i dhënë mundësinë Real Madridit të shkëputet në krye të klasifikimit. Skuadra katalanase edhe pse kaloi në dy raste në avantazh falë Suarezit nuk arriti të merrte tre pikët pasi Celta Vigo e barazoi me rezultatin 2-2.

Një ndeshje dramatike që i shkon për shtat vetëm Real Madridit, që momentalisht renditet i dyti në klasifikim. Barcelona udhëheq kampionatin me 69 pikë, 1 më shumë se ‘galaktikët’, por në rast fitoreje nesër skuadra e Zidan shkëputet për herë të parë pas shumë javësh.

Të dielën Reali shkon në transfertën e Espanyol, ndërsa pas kësaj ndeshje si ‘galaktikët’ ashtu edhe Barcelona kanë edhe 6 sfida të mbetura deri në fund të kampionatit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy