
Mazhoranca i është rikthyer edhe një herë kërkesës për shkarkimin e Kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, i cili e mori këtë post pas marrëveshjes Rama-Basha në 17 maj të 2017-s.
Konferenca e Kryetarëve ka përfshirë në kalendarin e punimeve 3-javore 4 mars-12 prill kërkesën e depozituar nga kreu i grupit socialist, Taulant Balla.
Sipas socialistëve, në 2017-n, kreu i KQZ nuk respektoi ligjin e dekriminalizimit në rastin e një kryebashkiaku të akuzuar nga mazhoranca si një ish-i dënuar.
Për shkarkimin e kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, PS i mjafton shumicë e cilësuar votash, sipas përcaktimeve në nenin 15 të Kodit Zgjedhor.
PS rikthen kërkesën në Kuvend në një kohë kur opozita ka djegur mandatet dhe ndodhet jashtë Parlamentit.



