
Kryeministri holandez Mark Rutte zyrtarizoi angazhimin e Holandës dhe Danimarkës për të furnizuar Ukrainën me avionë luftarakë F16.
Ndërkohë presidenti ukrainas Zelensky përshëndeti vendimin e Holandës dhe Danimarkës për të furnizuar Kievin me avionë luftarakë F-16 si "historik".
Dy ditë më parë Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia dhanë dritën jeshile dërgimit të avionëve luftarakë F-16 në Ukrainë nga këto dy shtete, në mënyrë që vendi të mbrohet më mirë nga Rusia.



