Berlin, policia gjermane identifikon të dyshuarin për krimin me kamion

Berlin, policia gjermane identifikon të dyshuarin për krimin me kamion

Policia gjermane është angazhuar në një kërkim të organizuar për të gjetur të dyshuarin rreth sulmit me kamion të ditës së hënë.

Një urdhër arresti i lëshuar të mërkurën përmend emrin e tunizianit Anis Amri, i cili ka lindur në qytetin e Ghazës në Tunizi. Njoftimi thotë se ai ka përdorur të paktën gjashtë pseudonime të ndryshme dhe tri kombësi të ndryshme në të kaluarën dhe konsiderohet i armatosur dhe i rrezikshëm.

Autoritetet gjermane kanë lëshuar edhe dy foto të të dyshuarit dhe e përshkruajnë atë si me gjatësi dhe peshë mesatare, me flokë të zeza dhe sy kafe.

Policia aktualisht po kërkon për të në të gjithë Gjermaninë dhe në të gjithë shtetet e Zonës Shengen në Evropës. Një burrë tjetër, një pakistanez i cili ishte arrestuar pas sulmit, u lirua për shkak të mungesës së provave.

Pas një konferencë të mërkurën, Ministri i Brendshëm Thomas de Maiziere tha se policia e kishte identifikuar Anis Amrin si të dyshuar të ri, por theksoi se “ai është një i dyshuar, por jo domosdoshmërisht autori i sulmit”.

Pavarësisht se de Maiziere nuk pranoi të konfirmojë apo mohojë raportet e mediave rreth lidhjeve të Anis Amrit me grupet ekstremiste islamike, Stephan Mayer, një ligjvënës konservator, tha se Amri ka qenë nën mbikqyrje për disa kohë. / VOA /

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy