Curri: Berisha i ka rrugët e mbyllura, i mbetet veçse të krijojë një PD të re

Curri: Berisha i ka rrugët e mbyllura, i mbetet veçse të krijojë një PD të re

Në foltoren e Pogradecit, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se nesër do të dorëzohen 4 200 firma për mbledhjen e Kuvendit kombëtar. Por analisti Arjan Curri thotë se mbi vërtetësinë e firmave që ka mbledhur Berisha do të hidhen dyshime. Në studion e lajmeve të MCN TV, ai u shpreh se nëse vetëm një firmë rezulton false, ajo rrëzon të gjithë nismën e formalizuar.  

Mesa më kanë thënë mua, e gjithë vëmendja kryesore do të jetë në saktësinë e këtyre firmave. Ka zëra që nëse një nga këto firma të jetë e falsifikuar, rrëzon të gjithë këto 4200 firma. Zoti Berisha, si e provon që janë të vërteta? Cilët noterë verifikojnë saktësinë e këtyre firmave?

Sipas Currit, ka një pasiguri në PD lidhur me atë se nga do të anojë fitorja dhe kjo reflektohet edhe te anëtarësia.  

Informacionet thonë se kanë kapur raste se njerëzit që kanë firmosur kanë thënë nuk kam firmosur. Ka paqartësi në PD, nuk dinë nga anon fitorja dhe duan të shkojnë me fitimtarin.

Nëse një e vetme del e falsifikuar, prokuroria duhet të hetojë për falsifikim të dokumenteve zyrtare. Ka njerëz që firmosin vetë dhe nga ana tjetër shkojnë e thonë nuk është firma ime.

Më shumë sesa rikthimin në krye të PD, Curri sheh të mundshme krijimin e një PD-je tjetër nga Berisha.  

Nuk do t’i lejohet Berishës me gjykatë, KQZ, Parlament që të marrë siglën, vulën dhe PD. Mund të krijojë një PD  të re, por do t’i bëhet e pamundur të jetë kryetar i PD.  

Basha e ka pro ambasadën, PS dhe mbrojtjen e shtetit, ka mbrojtjen e atyre që investuan dhe e mbështetën dhe ka edhe gjykatën sepse e di që po përfundoi atje, do ta mbështesë. Ai e di që për të paktën 3 vjet PD nuk ia merr njeri.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy