Deputeti i PS-së, Vladimir Kosta, ka paralajmëruar për sot një status, në të cilin do të flasë rreth mënyrës se si është bërë përzgjedhja e kandidatëve për deputetë nga radhët e PS-së. Vetë Kosta është një ndër 27 deputetët socialistë që nuk janë në listat e kandidatëve për zgjedhjet e 18 qershorit.
Ai ka zgjedhur të komentojë në një status të Ben Blushit, i cili vlerësonte deputetët socialist që nuk e gjetën veten në lista.
KOMENTI
Vladimir Kosta - Përshëndetje zoti Blushi , Rama më hoqi pa asnjë arsye dhe fare pa keqardhje, dhe më e keqa është se sajoi një intrigë të radhës. Për të gjithë miqtë e mi dhe për socialistët në mbarë Shqipërinë , unë nesër do postoj një status se si ky “shok” grupi poshtëroi 27 deputetë socialistë. Partia e Ramës është partia e drejtorëve. Dhe këta deputetë që hoqi nuk i janë futur kurrë në mes të kësaj partie.



