Zyrtare/Policia: Janë arrestuar 50 persona, procedohen 84 të tjerë, lirohet Sahit Dollapi (VIDEO)

Zyrtare/Policia: Janë arrestuar 50 persona, procedohen 84 të tjerë, lirohet Sahit Dollapi (VIDEO)

Policia e Tiranës sapo ka njoftuar se si pasojë e akteve të dhunës ushtruar në protestën e opozitës janë proceduar penalisht 84 persona,  mes të cilëve ish-deputetët Gent Strazimiri, Flamur Noka dhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi.

Ndaj të arrestuarve, pas provave filmike të policisë, hjanë ngritur akuzat per kryerjen e veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimit të pronës me zjarr” dhe "Shkelja e rregullave mbi lëndet plasëse, djegëse dhe radioaktive”.

Njoftimi i plotë i policisë: 

84 të proceduar për aktet e dhunës ndaj punonjësve të Policisë dhe institucioneve shtetërore në protestën e djeshme të opozitës, 50 ndër ta, të arrestuar.

Në datë 11 Maj 2019, rreth orës 18:30 subjektet politike Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë zhvilluar tubim në Bulevardin” Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë e vijuan në rrugën “George Ë. Bush”, përballë institucionit të Parlamentit të Shqipërisë.

Më pas tek Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, këtu pa marrë leje në organet kompetente.

Gjatë zhvillimit të tubimit si para Kryeministrisë dhe më pas në rrugën “George Ë. Bush” si dhe tek Drejtoria Vendore e Policisë, pjesëmarrësit në tubim kanë kundërshtuar, goditur me mjete të forta, fishekzjarre, tymuese dhe sidomos tek Kryeministria e Parlamenti me bomba molotov punonjësit e Policisë, të cilët kanë qenë të planizuar me shërbim.

Nga goditjet, kundërshtimet dhe përdorimi i lëndëve piroteknike, sendeve të forta dhe bombave molotov kanë mbetur të plagosur 16 punonjës të Policisë, të cilët morën ndihmën në spitalin e Traumës.

Në të gjitha ambientet e përmendura protestuesit si pasojë e përdorimit të bombave molotov, fishekzjarreve, kapsollave e sendeve të tjera kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme si tek dyert dhe ambjentet e Kryeministrisë, të selisë së Kuvendit, tek selia e seancave parlamentare, tek dyert e Ministrisë së Brendshme, kane thyer e shkaterruar ambientet e disa subjekteve private e publike, si dhe tek godina e Kryeministrise kane hedhur bojë ne pjesen e murit nga ana e Bulevardit.

Bazuar në prova, pamje filmike, raporte shërbimi u arrestuan në flagrancë 50 persona, per kryerjen e veprave penale “Kundershtimi i punonjesit te policise se rendit publik”, “Goditje per shkak te detyres” “Prishja e qetesise publike”, “Shkaterrimit te prones me zjarr” dhe "Shkelja e rregullave mbi lendet plasese, djegese dhe radioaktive”.

Janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” 3 shtetasit G.B., F.N. e G.S., banues në Tiranë.

Janë proceduar gjithashtu në gjendje të lirë edhe 31 persona për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe ”Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.

Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin e personave të tjerë të dyshuar për kryerjen e veprimeve të kundraligjshme në këtë protestë të dhunshme.

Ndërkohë sekretarin organizativ i PD-së, Sahit Dollapi pas arrestimit të mbrëmshëm, mëngjesin e së dielës është lënë i lirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy