Donald Trump është betuar këtë të hënë si Presidenti i 47 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Trump u betua në dy bibla njërën që e trashëgonte nga nëna e tij dhe Biblën në të cilën janë betuar edhe disa paraardhës të tij ndër të cilët edhe Abraham Linkoln.
Trump në fjalimin e tij të parë menjëherë pas betimit u ndal tek një sërë çështjesh të cilat në thelb kanë ringritjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndërsa nuk la pa shigjetuar edhe administratën e Biden për mënyrën e qeverisjes gjatë katër viteve të fundit.
Sovraniteti ynë dhe siguria jonë do të rikthehen, peshorja e drejtësisë do të ribalancohet dhe armatimi i egër i dhunshëm dhe i padrejtë i Departamentit të Drejtësisë së SHBA do të marrë fund. Prioriteti ynë kryesor do të jetë bërja e kombit krenar, të begatë dhe të lirë. Epoka e artë e Amerikës fillon pikërisht tani. Unë thjesht do të vendos Amerikën në vend të parën ndryshe nga adminitsrata e mëparshme e cila u kthye në një strehë për kriminelët e rrezikshëm që hynë ilegalisht në vendin tonë.
Gjatë fjalimit të tij Trump u ndal edhe tek sistemi arsimal aktual në vend që sipas tij e vetmja gjë që u mëson fëmijëve është se si të kenë turp nga vetja si edhe tek zjarret të cilat për ditë të tëra sollën një sërë dëmesh në vend.
Ndërkohë përpara Trump ka qenë zëvendësi i tij JD Vance i cili po ashtu është betuar si zëvendës president i Shteteve te Bashkuara. Kjo është hera e parë që nga vitet 1980 që një president që u mund njëherë në zgjedhje kthehet si fitues për tu betuar për herë të dytë.



