Aksident në aksin Lushnjë-Berat/ Makina del nga rruga, përfundon në spital drejtuesi i mjetit 

Aksident në aksin Lushnjë-Berat/ Makina del nga rruga, përfundon në spital drejtuesi i mjetit 

Një aksident ka ndodhur pas mesnatës në aksin nacional Lushnjë-Berat.

Një automjet tip “Golf 7” ka dalë nga rruga pranë kryqëzimit të fshatit Qerret. Siç duket dhe nga pamjet makina është përplasur me bankinat anësore të rrugës të cilat depërtuan mjetin në brendësi. 

Si pasoje e këtij aksidenti ka marrë dëmtime drejtuesi i mjetit E.F i cili udhëtonte i vetëm. Ai është transportuar drejt spitalit të Lushnjës për të marrë ndihmën e parë, ku sipas mjekëve fatmirësisht gjendja e tij është e mirë, me pak dëmtime të lehta.

Vendi ku ndodhi aksidenti është një njollë e zezë në këtë aks rrugor ku ka pasur aksidente të shumta me pasojë vdekjen. Edhe pse njihet i tillë deri tani asnjë masë nuk është marrë për të zgjidhur këtë problematike.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy