Reshjet e borës në veri kanë sjellë problem në disa akse rrugore. Rënia e temperaturave ka bërë që në rrugë të rritet prania e akullit, duke e bërë të domosdoshëm përdorimin e zinxhirëve në disa segmente. Kështu, sipas policisë, drejtuesit e mjeteve këshillohen të përdorin zinxhirët në akset:
Fushe Arrez – Iballe
Fushe Arrez – Qafe Mali – Qafe Shllak
Qafe Mali – Fierze.
Bajram Curri – Valbone
Kukes – Qafe Shllak
Tunel i Kalimashit – Morine.
Aktualisht jane veshtiresisht te kalueshme keto segmente rrugore nga debora dhe po punohet per hapjen e tyre:
Qafe Mali – Dardhe, në zonen e Pukës
Qafe Thore – Theth, në zonën e Malesise se Madhe
Tamare – Vermosh
Bushtrice, Kukës – Kala e Dodes, Diber.
Trashesia e dëbores ne to shkon nga 20 cm deri në 50 cm.
Emergjencat civile njoftojnë se Komisionet e Emergjencave Civile ne Qarqe dhe Drejtoria e Pergjithshme e Emergjencave Civile ne MPB po ndjekin situatën duke e shoqëruar me masa përkatëse ne terren.



