Alexei Navalny-t edhe pse i duhet ndihma tashmë është i aftë të eci, duke lënë pas atë helmim, i cili për pak i mori jetën. 44-vjeçari, kundërshtar i presidentit rus Vladimir Putin, u helmua në Tomsk, Rusi, me një substancë që i përkiste familjes së Novichok dhe u transferua në gjendje kome në Berlin, aty ku mjekët bënë mrekulli.
Së fundmi Navalny ka postuar një foto në instagram ku duket duket ecur në shkallë, ndërsa lëshon edhe mesazhe të koduara:
"Këmbët ende më dridhen kur ngjis shkallët...doktori më viziton çdo mëngjes dhe një ditë më tha: Aleksei, të kam sjellë një dërrasë të zezë, mendo një fjalë dhe shkruaje. Kjo më dëshpëroi, sepse edhe pse në përgjithësi mund të kuptoja se çfarë donte doktori nga unë, nuk dija të gjeja një fjalë, që diku ishte fshehur në ndonjë pjesë të kokës.
Mjekët fantastikë në spitalin Charité në Berlin më shndërruan nga një person teknikisht i gjallë në një person që i ka të gjitha shanset të rikthehet në shoqëri dhe jetën sociale.”



