
<p>Ministria e Shëndetësisë e Gazës, e drejtuar nga Hamasi, tha se të paktën 37 551 njerëz janë vrarë në Rripin e Gazës gjatë më shumë se tetë muajve të luftës midis izraelitëve dhe milicëve palestinezë.</p> <p><a href="https://www.fibank.al/individe/depozita-dhe-investime/depozita/depozita-e-hapur" target="_blank"><img alt height="100" src="https://www.mcntv.al/sites/default/files/fbank31.gif" style="float:left" typeof="foaf:Image" width="600"></a></p> <p>Numri përfshin të paktën 120 të vdekur në 48 orët e fundit, tha ministria në një deklaratë, duke shtuar se 85 911 janë plagosur në Gaza që nga fillimi i luftës kur militantët e Hamasit sulmuan Izraelin më 7 tetor.</p>



