Kulluri në “Bilardo”: Rama i ka bërë hyzmetin uljes së tensioneve, sovranizmi i Kurtit nuk përkon me fuqinë e Kosovës

Kulluri në “Bilardo”: Rama i ka bërë hyzmetin uljes së tensioneve, sovranizmi i Kurtit nuk përkon me fuqinë e Kosovës

Anëtari i Këshillit i Kombëtar të PD, Edvin Kulluri, gjatë intervistës në emisionin “Bilardo” u ndal edhe të zhvillimet e fundit në Kosovë.

Sipas Kullurit Rama i ka bërë hyzmetin uljes së tensioneve dhe pushtetit të tij për të mos qenë plangprishësi në Ballkan. Tjetër mendim ka Kulluri për Kurtin, i cili sipas tij ka doza të larta sovraniteti që nuk përkojnë me fuqinë e Kosovës.

Duke folur mbi rolin e kryeministrit shqiptar, Kulluri tha: 

Rama i ka bërë hyzmetin uljes së tensioneve dhe jo radikalizimit që nuk i shërben një Kosove të njohur nga Serbia, dhe pastaj përfundimisht ndërkombëtarisht. I ka bërë hyzmetin dhe pushtetit të tij duke mos qenë plangprishës në Ballkan për SHBA-në dhe BE-në. Një rrugë e dy punë”.

Duke folur mbi rolin e kryeministrit të Kosovës, Kulluri u shpreh: 

Kurti nuk do të kuptojë që sovraniteti i lartë kërkon fuqi të madhe. Artikulimet dhe qëndrimet e Kurtit me këto doza të larta sovraniteti nuk përkojnë fare me fuqinë e Kosovës dhe Shqipërisë në Europë e më gjerë. Kjo do të thotë që Kosova do vazhdojë të paguajë çmim të lartë”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy