Prita me armë e luftëtarëve të ISIS, shkaktoi vdekjen e 4 ushtarëve amerikanë (VIDEO)

Prita me armë e luftëtarëve të ISIS, shkaktoi vdekjen e 4 ushtarëve amerikanë (VIDEO)

Shteti Islamik ka postuar një video me të cilën tregon luftatarët e vet që ngrenë pritë dhe vrasinë katër ushtarë amerikan në Niger.

Pamjet mendohen se janë filmuar nga kamerat e trupit të ushtarëve amerikanë, të cilët vdiqën më 4 tetor në Tongo Tongo, Niger, në një pritë nga 50 militantë të ISIS.

Video zbulon detaje të çastit për momentet e guximshme të katër ushtarëve, edhe pse redaktohet me shkurtime të shumta që e bëjnë kontekstin e plotë të zjarrit të paqartë.

"DailyMail" nuk e publikon videon e plotë, e cila është jashtëzakonisht grafike.

Sulmi ngriti pyetje rreth rolit të ushtrisë amerikane në Niger, ku rreth 800 ushtarakë amerikanë janë të stacionuar për të trajnuar forcat lokale dhe për të operuar me avionë.

Ajo nxiti gjithashtu një mosmarrëveshje të ashpër midis presidentit Donald Trump dhe një kongresiste nga Partia Demokratike nga Florida, e cila pretendoi se kishte dëmtuar familjen e një prej ushtarëve.

Prita ndodhi teksa një njësi e 12 ushtarëve amerikanë të forcave speciale dhe 30 trupa të Nigerit u kthyen nga fshati pranë kufirit me Malin, ku ata ishin duke ndjekur një anëtar të lartë të Shtetit Islamik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy