Turizëm pa bereqet, Vathi: 2 milionë turistë të huaj në 2023, të tjerët shqiptarë dhe udhëtarë tranzit

Turizëm pa bereqet, Vathi: 2 milionë turistë të huaj në 2023, të tjerët shqiptarë dhe udhëtarë tranzit

Eksperti i turizmit, Besnik Vathi, thotë se shifra 10 milionë nuk reflekton numrin e turistëve që kanë hyrë në Shqipëri. Në studion e MCN Economy, Vathi tha se jo të gjitha hyrjet në pikat e kalimit kufitar llogariten si turistë. Sipas analizës që Vathi ka bërë, numri real i turistëve të huaj nuk është më i madh se 2 milionë.

Shifra 10 milionë gjatë 2023 i përgjigjet vizitorëve të huaj. Ata nuk janë 100% turistë të huaj. Pra janë turistë të huaj por edhe grupe pa peshë në ekonomi. Këta janë ekskursionistët.

Mendoj që numri i turistëve duhet të jetë rreth 5 milionë. Rreth 2 milionë janë turistë me kombësi të huaj dhe 3 milionë turistë shqiptarë. P.sh., ata që mbajnë pasaporta italiane por që në të vërtetë janë shqiptarë me kombësi. Duke bërë analiza të tilla kam arritur në shifrën 2 milionë të huaj dhe 3 milionë shqiptarë. pjesa tjetër janë vizitorë tranzit, që sipas INSTAT janë të tillë sepse janë pyetur. Në asnjë vend të botës nuk ndodh kjo. Prandaj na dalin shifra me pikëpyetje të mëdha. Nga Mali ui Zi janë rreth 630 mijë hyrje. Askush nuk e thotë sa janë turistë. Për mua janë rreth 20 mijë ose 30 mijë sepse nuk Mali i Zi nuk kanë nevojë të vijnë për turizëm në Shqipëri.

Vathi tha më tej se një ndikim të madh në rritjen e hyrjeve dhe daljeve në dhe nga Shqipëria ka luajtur aeroporti i Rinasit dhe shtimi i destinacioneve të reja dhe frekuencës së fluturimeve.

Sot aeroporti i Tiranës është bërë rajonal, pra i shërben edhe rajonit. Psh mund të jetë dikush që ne e regjistrojmë si turist se zbret në Tiranë, por ai shkon pastaj në Mal të Zi.

Tani shtetasit e Kosovës po udhëtojnë më shumë përmes aeroportit të Tiranës sepse u hoqën vizat. Dhe ne themi sukses i jashtëzakonshëm.

Rritja e viteve të fundit nuk është rritje jo thjesht turistësh, prandaj nuk reflektohet në rritje të ekonomisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy