Ferhati: Drejt kriminalizimit të lojërave të fatit, vonesa e projektligjit për të shtuar numrin e licencave (VIDEO)

Ferhati: Drejt kriminalizimit të lojërave të fatit, vonesa e projektligjit për të shtuar numrin e licencave (VIDEO)

Gazetari Eni Ferhati, deklaron se jemi në fazën ku qeveria ka lançuar nismën për të rikthyer bastet sportive jo të hapuar fizikisht në çdo lagje, por që të ketë një implementim të basteve sportive, vetëm nëpër platformave të caktuara online. Nga studio e MCN Live, ai tha se qeveria kishte synim që ta kalonte sesionin e kaluar projektligjin por nuk u arrit, ndërsa shtoi se aktiviteti i lojërave të fatit nuk është stopuar në asnjë moment dhe se janë 2000 persona që janë proceduar penalisht që nga viti 2018. Ferhati nënvizoi se aktualisht vazhdon një proces gjyqësor në Gjykatën e Tiranë me 95 të pandehur, pikërisht për bastet sportive. Ai e cilësoi si industri me risk dhe për pastrimin e parave pasi mund të lidhen eksponent të krimit të organizuar, çka mund të kriminalizojë lojërat e fatit. Sipas tij, qeveria është në kushtet ku tashmë, ndoshta brenda në fund të vitit duhet ta miratojë këtë projektligj dhe të nisë aplikimi i licencave. “Me vonimin e projektligjit dy elementë kanë ndryshuar: është rritur numri i licencave që do jepen. Nëse në draftin fillestar ishin 3, tani po diskutohet për 5, 7 apo më shumë. Është rritur pragu që duhet të depozitojnë si garanci me disafish. Nëse ka qenë një shifër 1 milionë dollarë, shuma është rritur si garanci që duhet të depozitojnë këto kompani. Fakti që është zvarritur ky proces, është interesi shumë i mëdha që kompanitë kanë por edhe grupet kriminale, se kanë perceptim që ka tërheqje shumë të madhe dhe persona me rekorde kriminale që nëpërmjet kompanive të ndryshme jo në emër të tyre, se personat me rekorde kriminale nuk përfitojnë koncensione, licenca. Por nëpërmjet kompanive guaskë që zotërohen fiktivisht me letra nga persona të tjerë zotërohen nga eksponentë. Nga Veriu në Jug janë qindra grupe kriminale që duan të futen në këtë treg, ku xhirojnë qindra miliona euro në vit. Fakti që zvarritet drafti, është dhe ana tjetër që drafti po ndryshohet herë pas here, për të bërë të pamundur penetrimin e këtyre grupeve kriminale në industrinë e lojërave të fatit që është një “parajsë” shumë e mirë për të pastruar para dhe për të hedhur në treg miliona euro që vijnë nga aktivitete të tjera. Nëse kemi mbi 1 vit që flasim për rihapjen e basteve sportive, online, koha që kalon favorizon këta individë për të gjetur kanalet, një kompani, për të rregulluar letrat që kur ky ligj të jetë i aplikueshëm, të aplikojnë dhe të marrin licencën.” Ferhati deklaroi se bastet sportive nuk janë ndërprerë asnjë ditë madje janë shtuar më shumë dhe se shumë individë janë zhytur në borxhe, individë adoleshentë, duke ngritur si shqetësim se mund të ketë mijëra raste kur të rinj janë detyruar të shesin shtëpinë, janë detyruar të largohen, pasi ndihen të kërcënohen nga ky aktivitet kriminal. “Jemi pak a shumë si legalizimi i kanabisit për qëllime mjekësore, do të jetë Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit që do të japë licencat, anëtar të agjencisë, dy përfaqësues të Ministrisë së Financave, një përfaqësues i ministrisë së çështjeve sociale dhe nuk ka asnjë përfaqësues të Ministrisë së Brendshme. Është bërë një rregullore se si do të luajnë lojtarët deri në çfarë mase do jetë, do të jetë e ndërlidhur platforma me sisteme të tjera qeveritare. Por mungon një përfaqësues nga Policia e Shtetit dhe Drejtoria e Pastrimit të Parave, ndërkohë që dihet rreziku i penetrimit të elementëve nga bota e krimit”. Ferhati ngriti si shqetësim se ligji thotë se do të legalizohen bastet sportive online, por nuk jep zgjidhje se çfarë do të ndodhë me bastet sportive ilegale. Ndër të tjera tha se në rast se nuk ka një ndryshim të Kodit Penal për të dhjetëfishuar dënimin për lojërat e fatit, patjetër që nuk do të mbyllen lojërat ilegale. Ndërkohë tha se në lojërat e fatit dhe bastet sportive mund të jetë 80% fitim i kompanive, 20% fitim i lojtarëve. “Ngrihet pikëpyetje se çfarë filtri dhe vetingu do i nënshtrohen kompanitë. A do të lejohen kompanitë në parajsa fiskale apo offshore që të jenë pjesë e tregut të basteve? Sot në Shqipëri nëse një personazh dëshiron të vendosë 100 mijë euro bast live, i vendos brenda pak minutash pa asnjë problem. Llogarite se sa pushtet ekonomik kanë sot ata që e zotërojnë ilegalisht këtë pushtet kriminal dhe të paligjshëm.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy