
Kryetari në detyrë i PD, Enkelejd Alibeaj, votoi në QV pranë shkollës së mesme Ekonomike në Njësinë nr.2 në Tiranë.
Pas votimit ai zgjodhi të përcjellë edhe një mesazh.
Alibeaj theksoi se dita e sotme do të shërbejë për të realizuar një shkëputje nga e shkuara dhe se rezultati i PD-së do të jetë pozitiv.
E kam një mesazh për të gjithë demokratët, shqiptarët e lirë dhe të ndershëm, të ushtrojnë të drejtën e votës në mënyrë të qetë dhe të matur për të bërë një ndarje të madhe me të shkuarën.
Sipas tij, të gjithë ata që më herët kanë refuzuar të votojnë sot është “dita të vijnë dhe të bëjmë ndarjen e madhe me të shkuarën. Ftoj çdo shqiptar “të ndershëm, me shpirt të lirë, jashtë shantazhit dhe joshjes, që sot të ushtrojë të drejtën e votës siç zemra ua do.



