Kroacia gati për euron, hyn në përdorim më 1 janar 2023

Kroacia gati për euron, hyn në përdorim më 1 janar 2023

Lamtumirë kuna! Mbërrin euro. Kroacia do të fusë në përdorim monedhën e përbashkët nga 1 janari 2023. Komisioni Europian ka përcaktuar, në raportin e konvergjencës 2022, se Zagrebi është gati që të bashkohet me euron, duke e çuar numrin e vendeve që përdorin monedhën e përbashkët në 20, duke filluar nga fillimi i vitit të ardhshëm.

Janë shtatë vende të detyruara ligjërisht të miratojnë euron: përveç Kroacisë, Republika Çeke, Bullgaria, Hungaria, Polonia, Rumania dhe Suedia.

Nga këto vende, vetëm Kroacia përmbush të katër kriteret e konvergjencës: stabilitetin w çmimeve, financat publike, kursin e këmbimit dhe normat afatgjata të interesit.

Në dritën e vlerësimit të Komisionit, Këshilli do të marrë vendimin përfundimtar për hyrjen e Kroacisë në euro në gjysmën e parë të korrikut, pas një diskutimi në Këshillin Europian, Eurogrupin dhe pas opinioneve të Parlamentit Europian dhe BQE.

Për Komisionerin e Ekonomisë, Paolo Gentiloni, kjo është një ditë historike për rrugëtimin europian të Kroacisë, falë përpjekjeve të vendosura që autoritetet kroate kanë bërë për të përmbushur kriteret për hyrjen në zonën e euros.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy