Asambleja e PS-së/ Kello: Rama kritikoi ish-ministren Xhaçka (VIDEO)

Asambleja e PS-së/ Kello: Rama kritikoi ish-ministren Xhaçka (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot asamblenë e Partisë Socialiste në Tiranë.

Gazetari Andon Kello tha në një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live se edhe pse Rama mohoi të ketë ndryshime nuk përjashtohet që disa anëtarë të Asamblesë Kombëtare të PS-së të zëvendësohen.

Sipas Kellos, Rama ka kritikuar ish-ministren e Jashtme Olta Xhaçkën.

Asambleja e PS-së pason punimet e Kongresit të dhjetorit për të vijuar punën e riorganizimi dhe hapjes së kësaj partie dhe nisjen e fushatës elektorale që mesa duket do të ndodhë në pranverën e këtij viti edhe pse nuk jemi në vit elektoral pasi zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë në vitin 2025.

Në kërkim të një mandati të 4-ët, PS do të kërkojë një organizim që tashmë që do të fillojë prej 1 viti para zgjedhjeve.

Rama ka thirrur 400 anëtarët e Asamblesë Kombëtare,  ku nuk mungojnë dhe figura si Gramoz Ruçi, Namik Dokle, Artan Lame dhe Ditmir Bushati, por edhe ministra dhe drejtues degësh.

Prezantimin e raportit në këtë Asamble Kombëtare e ka filluar qarku i Tiranës, ku kryeministria ka pasur rezervat e tij sidomos për zgjedhjet në Kavajë. I ka kërkuar Veliajt t’i vendosë në dispozicion emrat e kryetarëve të degëve që kanë pasur performancë të ulët.

Më pas ka vijuar Shkodra dhe Berati. Rama ka kritikuar ish-ministren e Jashtme Olta Xhaçka, pasi sipas tij, pasi ajo është larguar nga kjo detyrë dhe ka mbajtur vetëm detyrën si deputete  ka ulur performancën e saj elektorale në PS.

Edhe pse Rama mohoi të ketë ndryshime nuk përjashtohet që disa anëtarë të Asamblesë Kombëtare të PS-së të zëvendësohen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy