Nano: Basha mund të ketë një alibi nëse del i treti në zgjedhje (VIDEO)

Nano: Basha mund të ketë një alibi nëse del i treti në zgjedhje (VIDEO)

Analisti Mustafa Nano deklaroi në edicionin e lajmeve në MCN TV se Lulzim Basha mund të ketë një alibi ose justifikim nëse del i treti në zgjedhje.

Janë zgjedhje për të zgjedhur vetëm kryebashkiakun. Edhe ne si media me atë që kemi raportuar mbi Ukrainën e kemi eklipsuar fushatën zgjedhore. Vetëm Berisha ka bërë fushatë me motorë të ndezur deri në fund. Ka pasur një numër arsyesh që ka ndikuar edhe pjesëmarrja e ulët. Ndoshta edhe Basha ka dashur të ketë një alibi në rast humbje ndaj Berishës. Të na thotë, unë vërtet dola i treti, por këto ishin zgjedhje që nuk u kushtuam vëmendje, nuk u mobilizuam si parti. Besoj që kjo do jetë alibia dhe justifikimi që Basha do ketë nëse del i treti. Ai nuk ka bërë fushatë. Ndoshta nuk ka pasur besim që mund të dalë i dyti në këto 6 bashki”.

Mustafa Nano kritikoi faktin që politika shqiptare nuk respekton heshtjen zgjedhore sikundër ndodh në Perëndim.

Ligji është i qartë edhe thotë, nga ora 12:00 e natës ditën e premte, dhe deri në momentin që mbyllen kutitë, politika ikën nga skena. Të dielën skena pushtohet nga qytetarët.  Nuk e di pse specialistët nuk e ngrenë zërin. Nuk duhet të flasin para mikrofonit, duhet të ulin kokën dhe të ikin. Kjo është dukuri e shëmtuar, në Perëndim nuk bëhet. Në 12:00 të natës ia fut gjumit dhe pret të hapen kutitë e votimit”, tha Nano.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy