Austria njoftoi gjithashtu pezullimin e fondeve të destinuara për UNRWA-në, agjencinë e OKB-së për palestinezët, e cila përfundoi në qendër të një skandali pasi Izraeli akuzoi 12 punonjës të saj se kishin marrë pjesë në sulmin e Hamasit më 7 tetor.
Lajmi u bë me dije nga Reuters duke cituar Ministrinë e Jashtme të Vjenës.
Deri më tani, 12 vende kanë marrë një vendim të ngjashëm, duke përfshirë SHBA-në, Kanadanë, Australinë, Mbretërinë e Bashkuar, Italinë, Francën, Gjermaninë, Holandën, Zvicrën, Norvegjinë, Finlandën dhe Japoninë.



